Ekonomia Online
FUNDIT

Në mungesë të prokurores, anulohet seanca ndaj mjekëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Në mungesë të prokurores, anulohet seanca ndaj mjekëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Në mungesë të prokurores Javorka Perlinçeviq, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër mjekëve Vjosa Zejnullahu, Myzeine Muja, Selman Demolli dhe Bashkim Sheholli, të cilët po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykatësi i rastit, Avni Syla i cili njoftoi […]

Në mungesë të prokurores Javorka Perlinçeviq, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër mjekëve Vjosa Zejnullahu, Myzeine Muja, Selman Demolli dhe Bashkim Sheholli, të cilët po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykatësi i rastit, Avni Syla i cili njoftoi se prokurorja Perlinçeviq ka dërguar parashtresë përmes të cilës ka njoftuar Gjykatën se nuk mund të jetë e pranishme në seancë për shkaqe personale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Andaj, seanca e sotme është anuluar, kurse e radhës u caktua për një datë tjetër.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli, në cilësinë e mjekëve më 20 janar 2016 në Prishtinë në QKUK-KGJO, me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore, duke vepruar me dashje të mundshme, të vetëdijshëm se veprimet e tyre mund të sjellin deri te vdekja pacientin, kanë përdorur metoda të papërshtatshme të trajtimit dhe me atë rast kanë shkaktuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të së dëmtuarës – tani të ndjerës S.F.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara Zejnullahu nuk ka kërkuar mendimin e mjekëve të tjerë nëse e dëmtuara duhet të trajtohet fillimisht në emergjencë apo në terapi intensive, duke nënvlerësuar ankesën e pacientes për reagimin ndaj transfuzionit të gjakut dhe vazhdoi dhënien e gjakut, duke vlerësuar gabimisht gjendjen e pacientes dhe anashkaluar konsultimin e transfuziologut.

Siç thuhet në aktakuzë, e akuzuara Zejnullahu duke e ditur se përkeqësimi i gjendjes së pacientes ka ndodhur pas transfuzionit të gjakut, e ka dërguar pacienten në qendrën urgjente dhe nuk ka dërguar qesen me gjak, për të parë se cili gjak i është dhënë të dëmtuarës, duke ditur faktin se ka grupe të ndryshme të gjakut dhe duke e shkatërruar si provë kryesore në këtë rast.

Tutje sipas aktakuzës, të akuzuarit Demolli dhe Muja nuk kanë vepruar sipas protokolleve standarde për trajtimin e pacientit, sepse nuk kanë dhënë rekomandime për konsultim me transfuzuiologun pasi të dëmtuarës i është përkeqësuar gjendja dukshëm gjatë marrjes së gjakut në atë mënyrë që të gjithë ata nuk kanë ndërmarrë veprime për trajtimin e pacientes me antireaksion (terapi për reaksion post-tranzionit), pastaj dhanë konkluzione të gabuara duke vendosur që në vend që të thërrisnin për konsultë transfuziologun, kanë thirrur neurologun, tani të akuzuarin Sheholli.

Më tej, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Sheholli, i cili nuk ishte mjek kompetent për këtë rast, urdhëroi diçka tjetër që nuk ishte në përputhje me protokollin, duke rekomanduar të bëhet CT e trurit të pacientes dhe anashkaloi konsultën me transfuziologun, ndërsa të gjithë si ekip nuk rekomanduan mbajtjen e qeses me gjak të cilën e ka marrë e dëmtuara për analiza të mëtutjeshme, ku në atë rast gjendja përkeqësohet dhe vjen deri te vdekja e të dëmtuarës S.F.

Në këtë rast, secili prej tyre akuzohet se ka kryer vepër penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 260, par. 4 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Të ngjashme