Në një depo në Vushtrri zbulohen 11 vetura, iu shmangën doganës

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 10:53 | Nga

Në vazhdën e fushës së parandalimit të veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitjes së pjesëve të automjeteve.

Veprimet policore ishin ndërmarrë në përputhje me autorizimet përfshirë edhe autorizimin nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me ç’ rast kontrolli është realizuar në zonën e Vushtrrisë, në një nga depot ku ushtrohet veprimtari e  çmontimit dhe shitjes së pjesëve të veturave.

Hetuesit Policorë mbi dyshimet e ngritura nga shfrytëzuesi i veturave kanë marrë dokumentacionin  përkatës të secilës veturë, njëherit është kërkuar nga autoritetet doganore të specifikojë të dhënat për secilën veturë. Nga autoritete doganore është raportuar se dokumentacioni i 11 veturave  ka rezultuar i dyshuar për shmangie të obligimeve doganore, vlera e të cilave kalon shumën mbi 17.000 euro.

Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që ndaj pronarit të depos  të iniciohet procedurë për vepër penale “shmangie të obligimeve doganore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme