Në një shtëpi në Ferizaj vidhen para, stoli ari dhe armë

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt gjatë ditës së mërkurë.

Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë vjedhur në një shtëpi ari, para të gatshme dhe dy armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe dy armë zjarri (një pushkë gjuetie dhe një pistoletë) për të cilat posedon leje valide”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se rasti është në procedurë hetimore.

Të ngjashme