Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është vënë gurthemeli i obeliskut në nderim të profesionistëve shëndetësorë për kontributin që dhanë dhe sakrificën që bënë, raporton Ekonomia Online.
Obelisku parashihet të përurohet më 17 shkurt.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu tha se punëtorët shëndetësor ishin në ballë të përkujdesjes të të lënduarve dhe të plagosurve në demonstrata, helmimeve të nxënësve e të shërojnë pacientët e sëmurë nga pandemia.
“Qëllimi kryesor dhe i vetëm është përjetësimi i sakrificës së punëtorëve shëndetësorë jo vetëm mjekëve, por të gjithëve së bashku për sakrificën e tyre gjatë viteve në shtet-ndërtim dhe në sakrificat për lirinë e vendit, pasi që dihet fare mirë se që nga burgosjet e para viktimat e para politike kanë qenë mjekët dhe duke vazhduar për përpjekjet përmes demonstratave të 68-tës dhe kryengritjes së asaj autonomie të cilën e ka pas Kosova, vazhdimin e protestave për shtet të pavarur dhe të gjitha këto i ngërthen në vete ky monument”.
“…normal si pjesë tash më e freskët, tash punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë humbur jetën duke dhënë shërbime edhe gjatë pandemisë, duke u përpjekur të shërojnë pacientët e sëmurë nga pandemia dhe me këtë e rrumbullakojmë një ide të cilën e kemi bërë tash e një vit”.
Ideatori i këtij monumenti Butrint Morina, tha se i gjithë ky projekt do të realizohet në metal.
“Projekti do të realizohet në metal ideja për projektin unë personalisht kamë punuar në temën e shëndetësisë edhe më herët edhe në ketë projekt nuk ishte e vështirë për mua që të gjejë një formë që sipas meje është reprezentative jam nisur nga linja e aparatit kardiografi që janë rrahjet e zemrës për të formua një kompozicion që përmes formave gjeometrike do të ketë një qëndrim mjaftë përfaqësues që i dedikohet kontributit të profesionisteve shëndetësorë”.