Në Pejë është arrestuar një avokat pasi që dyshohet se ka pranuar ryshfet
Policia njofton se një person në komunën e Pejës është arrestuar pasi që ka pranuar ryshfet nga një person.
“Raportohet se zyrtarët e Departamentit Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, për Simulimin e Veprës së Korrupsionit, gjegjësisht veprës ‘mashtrim’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’”, njofton policia.
Sipas policisë i dyshuari, shqiptar i Kosovës, me profesion avokat, dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person. “Ai është arrestuar dhe mjetet financiare janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton më tutje policia.