Në Prishtinë do të mbillen 30 drunj japonez

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 11:41 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend ​Ahmeti,  takoi sot Ambasadorin japonez, Kiyoshi Koinuma, me të cilin diskutoi për zhvillimit politike në Kosovë në përgjithësi, si dhe për projektet e mandatit të dytë qeverisës në Prishtinë në veçanti, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie nga komuna përgjatë këtij takimi u fol për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim realizimin e projekteve të mira për qytetarët.

“Ambasadori japonez u zotua se do t’i mbjellin 30 drunj të llojit “Cherry Blossom”, drunj këta karakteristik të vendit të tij, që do ta zbukurojnë njërin nga parqet e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme