Ekonomia Online
FUNDIT

Në Prishtinë pritet të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”

Në Prishtinë pritet të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”

Prishtina do të bëhet me bibliotekë dhe memorial me emrin “Ibrahim Rugova”. Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. “Sot, në përvjetorin e humbjes së tij e nderojmë veprën e tij me zemër plot mirënjohje, […]

Prishtina do të bëhet me bibliotekë dhe memorial me emrin “Ibrahim Rugova”. Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot, në përvjetorin e humbjes së tij e nderojmë veprën e tij me zemër plot mirënjohje, duke premtuar se idealet dhe vizioni i tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat që do të vijnë”.

“Si kryeqytet, kemi ndarë lokacionin e duhur për ndërtimin e këtij memoriali, i cili do të përzgjidhet përmes një konkursi ndërkombëtar. Ky është vetëm një hap i vogël për të nderuar një njeri kaq të madh si Ibrahim Rugova – një figurë që meriton përjetësinë në kujtesën dhe zemrat tona”, shkruan ai.

Të ngjashme