Nga oborri i komunës së Rahovecit, sot ka filluar zyrtarisht aksioni për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky që ka përmasa kombëtare e që zhvillohet në gjithë Kosovën, aksionit i është bashkuar kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, drejtor të shkollave, nxënës, kryetar të fshatrave dhe lagjeve.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në fillimin zyrtar të aksionit tha se sot po fillojmë aksionin në nivel kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”, dhe se këtë aksion po e fillojmë nga oborri i komunës për të vazhduar, në pjesët tjera sipas planit operativ të veprimit. Për realizimi e këtij aksioni, mbështetje të madhe kemi në vazhdimësi nga kryetari i komunës, Smajl Latifi.
Drejtori Krasniqi tha u shpreh se dua ti falënderoj të gjithë qytetarët që kanë pranuar ftesën, për t’ju bashkangjitur këtij aksioni dhe uroj që ky aksion i sotshëm të shkoj ashtu siç edhe e kemi planifikuar
Aksioni i pastrimit ka vazhduar në rrugën “Bekim Isma” në qytetin e Rahovecit dhe rrugën rajonale Rahovec-Malishevë, aksioni poashtu është zhvilluar në të gjitha vendbanimet e komunës, ku nga drejtorët e shkollave, nxënësit , OJQ-të, kryetarët e fshatrave dhe lagjeve është bërë pastrimi i mbeturinave nëpër vendbanimet e tyre.
Pas grumbullimit të mbeturinave, kompanitë për mbledhjen e mbeturinave, i kanë mbledhur thasët e mbushur me mbeturina dhe i kanë dërguar, në deponit legale për hedhjen e mbeturinave.