Në Rahovec organizohet panairi i verërave vendore “VeraeVenit”

Rahovec | 23 Dhj 2016 | 20:18 | Nga

Nën sloganin “VeraeVenit”, sonte për herë të parë në qytetin e Rahovecit u organizua panairi i verërave vendore të cilat prodhohen në bodrumet të cilët janë në komunën e Rahovecit.

Të pranishëm në panair ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, drejtorë komunalë, pronarë të bodrumeve dhe shumë qytetarë.

Në panair u bë prezantimi i verërave të shumë podrumeve të cilët janë në Komunën e Rahovecit dhe që merren me prodhimin e verërave, qytetarët të cilët ishin pjesëmarrës në panair, u ndanë të kënaqur me organizimin dhe cilësinë e vërave dhe thanë se Rahovecit i ka munguar një organizim i tillë dhe uruan që ky panair të jetë i përvitshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme