Në Rahovec po mbahet Panairi Regjional i Prodhimeve Vendore

Rahovec | 29 Qer 2017 | 17:14 | Nga

Në Rahovec është duke u mbajtur Panairi Regjional i Prodhimeve Vendore. Panairin e ka vizituar gjatë së enjtes kryetari i komunës Idriz Vehapi.

Kryetari Vehapi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se Panairi ka sjellë në Rahovec të interesuarit që të ekspozojnë prodhimet e tyre, të përgatitura me përkushtim.

“Uroj të prodhojmë sa më shumë ushqime të sigurta, cilësore e të shëndetshme për sofrat tona, sepse kështu zhvillojmë ekonomitë familjare dhe garantojmë shëndet më të mirë për qytetarët. Ju lumshin duart juve që kujdeseni për jetëgjatësinë dhe shëndetin tonë, si dhe për zhvillimin e Kosovës”, tha Vehapi.

Panairi do të jetë i hapur edhe nesër.

Të ngjashme