Në Rinas të Tiranës arrin sasia më e madhe e vaksinave

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e arritjes së sasisë më të madhe të vaksinave kundër koronavirusit në Shqipëri.

Rama ka njoftuar se 340 mijë doza të vaksinës CoronaVac kanë arritur në aeroportin “Nënë Tereza” për ta çuar numrin total të vaksinave në Shqipëri në mbi 1.5 milionë.

“…dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme