Në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë 100 nxënës i janë nënshtruar Provimit të Maturës Shtetërore, në afatin e dytë, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj shkolle, Fetah Zejnullahu. Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të testimit do të jap të gjitha detajet për mbarëvajtjen e procesit.
Përderisa në gjithë vendin testimit do t’i nënshtrohen rreth 7 mijë në 68 qendra të testimit.
Ndërsa, duke pasur parasysh situatën me pandeminë, në çdo klasë do të sistemohen nga 15 nxënës.
Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 8 shtator.