Në Serbi nuk respektohen masat e Qeverisë, Bernabiç: Mos na detyroni të vendosim orë policore

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Serbia është duke u ballafaquar me rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabic ka thënë se njerëzit nuk janë duke i marrë seriozisht këshillat e Qeverisë dhe ka bërë apel për respektimin e tyre.

“Nga dje kemi pesë raste të reja me koronavirus që janë gjithsejtë 55. Nga ta, 28 janë në mjekim shtëpiak kurse dy persona janë në gjendje më të rëndë dhe kanë nevojë për respiratorë”, deklaroi ajo për “TV Prva”.

Bernabic i është falënderuar stafit mjekësor dhe ekspertëve të mjekësisë në Serbi. “Numri është në rritje andaj për këtë arsye kemi vendosur masa të gjendjes së jashtëzakonshme”, shtoi ajo.

Bernabic ka bërë apel tek qytetarët t’i marrin seriozisht masat e vendosura nga Qeveria.

“Më duket se njerëzit nuk e kanë kuptuar seriozisht, nuk e kanë dëgjuar as presidentin, as mua, as ekspertët. Një numër i madh i personave të moshuar gjenden në rrugë. Të gjithë ju që keni mbi 65 vjeç, duhet të na kuptoni mirë. Kjo që sot shoh në rrugë është përulëse. Mos e detyroni Qeverinë të vendos për orë policore. Nëse nuk kemi disiplinë të vetes nuk do ta fitojmë këtë virus. Nëse kjo vazhdon kështu, duhet të marrim masa shtesë”, u shpreh ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme