Mbrëmë, në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Shipkovicë të Tetovës, u ndez zjarri simbolik i qëndresës, besës dhe solidaritetit me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Ndezja e zjarrit u përcoll si një simbol i mbështetjes së palëkundur dhe i kujtesës për sakrificën e atyre që kontribuuan në luftën për liri.
Përmes këtij akti simbolik, nga Shipkovica u përcoll mesazhi se kujtesa dhe mbështetja për Çlirimtarët mbeten të gjalla.
Njoftimin për këtë aktivitet e ka bërë të ditur Faton Ahmeti, nënkryetar i BDI-së, i cili ka theksuar simbolikën e ndezjes së zjarrit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Shipkovicë.