Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zona malore dhe juglindore pritet që pasdite të ketë dhe rrebeshe afatshkurtër.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 35ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.