Në shtator iPhone 7, sa do të kushton

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 12:48 | Nga

Të kesh një telefon të mirë sot, nuk është ndonjë lusk i madh pasi të gjithë sot e posedojnë një të tillë por sa do mundeshim të blenim një telefon me diamantë, kjo është vërtet një pikëpyetje.

Nëse paratë nuk përbëjnë problem për ju, atëhër ju mund të blini iPhone 7 që do dalë në shtator më një model super luksoz.

Ai vjen me diamante të mëdhenj, të vegjël në ngjyrë të verdhë, pink, ngjyrë ari dhe platin. Por jo vetëm, për ngjyrën mund të zgjidhni ndërmjet 120 opsioneve të mundshme.

Në versionin e saj normal pajisja do të kushtojë 5,000 dollarë, por nëse e ndjeni veten vërtet të pasur, mund ta porosisni atë me një çmim prej 1.3 milion dollarësh, në varësi të modelit që do të zgjidhni.

Kjo duket pak e tepruar për një telefon që do të bëhet pak “jashtë mode” në më pak se një vit, edhe pse ju jeni shumë të pasur.

Por jo vetëm kaq, nëse nuk dëshiron të ndërroni telefonin por pamja e tij është bërë e mërzitshme, ju ndërmjet mund të porosisni “Bespoke Collection Imperial models” që e ndryshon tërësisht atë duke e çmontuar në fillim, derisa në fund i jep një pamje vërtet luksoze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme