Në Spitalin e Pejës po trajtohen 65 pacientë me Covid -19

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

65 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Një pacient është në respirator (CPAP) dhe 43 janë në oksigjenoterapi.

Nga spitali njoftojnë se 12 pacientë të tjerë të cilët po marrin trajtim aty janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacient është në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 20 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme