Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet në vijim gjithësej 370 mijë euro nga MMPHI në bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit e cila do të mbuloj vlerën tjetër mbi shumën e financimit nga ministria, sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti […]
Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet në vijim gjithësej 370 mijë euro nga MMPHI në bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit e cila do të mbuloj vlerën tjetër mbi shumën e financimit nga ministria, sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Aliu për mbështetjen në drejtim të realizimit të këtij projekti, duke thënë se ky projekt i rëndësishëm dhe mëse i nevojshëm do të lehtësoj qarkullimin për qytetarët e asaj pjese të regjionit.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për kohëzgjatjen e realizimit të këtij projekti për tri vitet e ardhshme duke e ditur edhe rëndësinë e tij dhe se ndarja e vetëm 70 mije euro për vitin 2024 e zvarrite këtë projekt tepër të nevojshëm.











