Në Turqi 1006 të vdekur, masa drastike në 32 provinca

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

98 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.006.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Coronavirus është rritur në 47.029, pasi 4.747 persona kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë. Deri më tani, gjithsej 2.423 janë shëruar dhe liruar nga spitalet, transmeton Koha.

Ndërkaq Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se në 31 provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, do të zbatohet orë policore gjatë gjithë fundjavës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme