Në UBT filloi trajnimi Cisco IT Essentials: PC Hardware and Software 

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 11:27 | Nga

UBT Executive Academy for Professional Development, ka filluar trajnimin, në kuadër të programit të Cisco Networking Academy.

Ky trajnim përmban pjesën e ligjëratave teorike, ushtrimeve praktike, si dhe provimeve vlerësuese për studentët.

Niveli i parë i këtij trajnimi është IT Essentials: PC Hardware and Software, që ka të bëjë me marrjen e njohurive rreth komponentëve harduerikë dhe softuerikë, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.

Duke qenë se, studentët e UBT-së një pjesë të madhe të mësimit e realizojnë edhe përmes ushtrimeve laboratorike, ky trajnim ju mundëson atyre të profilizohen edhe më shumë, duke i ndërlidhur njohuritë e tyre me industrinë dhe certifikimet ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme