Nesër vazhdon pjesa e dytë e serisë së forumeve në formë debati për lidership, ndërmarrësi dhe inovacion, me liderë të biznesit dhe të ekonomisë kosovare, udhëhequr nga Shpend Balija – drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë dhe ligjërues në UBT.
Debati mbahet në UBT, lagjja “Kalabria”, duke filluar nga ora 10:00, në sallën 02.
Referues do të jenë një nga menaxherët e IPKO-s, më temë: “Zhvillimi i Sektorit të Telekomit në Kosovë dhe profesori Shpend Balija, më temë: “Investimet e Huaja në Kosovë”.