Në Universitetin e Mitrovicës aplikojnë 2 027 studentë

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 17:03 | Nga

Në afatin e parë të konkursit për regjistrim në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë aplikuar 2 027 kandidatë, derisa në bazë të konkursit të shpallur në vitin akademik 2016/17 do të pranohen 1460 studentë.

Interesimi më i madh ashtu sikur në vitet tjera ka qenë për Fakultetin e Edukimit, ku për 173 vende kanë aplikuar 984 kandidatë. Në Fakultetin Juridik për 161 vende kanë aplikuar 376 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik për 230 vende kanë aplikuar 366 kandidatë.

Interesimi ka qenë i mirë edhe për programet teknike. Në Fakultetin e Gjeoshkencave për 207 vende kanë aplikuar 73 kandidatë, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore për 208 vende kanë aplikuar 112 kandidatë, ndërsa në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike për 481 vende kanë aplikuar 152 kandidatë.

Provimet pranuese do të mbahen të mërkurën (20 korrik 2016) në të gjitha fakultetet.

Të ngjashme