Në UP mund të studiohet gjuha gjermane në nivelin master – Nagavci: Po ofrojmë mundësi për avancimin e të rinjve

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 11:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës do të mundësohet ndjekja e studimeve në nivelin master ne programin e ri “Gjermanishtja si gjuhë e huaj” si dhe është përuruar salla gjermane, raporton Ekonomia Online.

Brenda këtij programi në të ardhmen do të kualifikohen mësimëdhënësit e ardhshëm të gjuhës gjermane.

Programi është hartuar së bashku me Goethe-Institut dhe në kooperim me universitete të tjera të rajonit, duke u bazuar në programin Deutsch Lehren Lernen të Goethe-Institut.

Ai ofron mundësi të trajnimit në fushat profesionale, si p.sh. mësimdhënia e gjermanishtes si gjuhë e huaj, metodat e moderne të mësimdhënies, ose integrimi i teknologjive moderne në procesin e mësimdhënies.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Departamenti i Gjuhës Gjermane ka qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerë.

Sipas saj, shkollimi i lartë është avantazh për secilin, duke shtuar se një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e të rinjëve.

“Është privilegj të jem pjesë e përurimit të sallës gjermane e cila është pajisur me teknologji moderne dhe libra. Departamenti i Gjuhës Gjermane dhe Letërsisë të UP në përgjithësi kanë qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerët tanë edhe atëherë kur komunikimi me profesionistë ishte i pamundur”.

“Është kënaqësi të shoh rininë tonë që ata të avancojnë. Shkollimi i lartë është avantazh për secilin krijon jetë më të mirë për secilin. Afërsia për popullin gjerman vërehet nga të rinjtë tanë për të mësuar gjuhën gjermane”.

“Më vjen mirë që do prezantohet programi master si gjuhë e huaj. Një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e rinisë sonë”.

Zëvendësambasadori gjerman, Jan Axelvos, tha se Kosova dhe Gjermania kanë lidhje të veçantë dhe se shteti gjerman është investitori i dytë këtu.

“Në kuadër të ditëve të gjuhës gjermane kam kënaqësinë të përurojmë sallën e gjuhës gjermane dhe programin e saj. Ky bashkëpunim apo kjo mbështetje që i është dhënë gjuhës gjermane i është dhënë nga bashkëpunimi shumë vjeçar”.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë realizuar trajnime të shumta dhe salla e gjermanishtes do t’iu mundësoj studentëve të përgatiten në mënyrë profesionale. Dy vendet tona kanë lidhje të shumtë ndërmjet vete dhe Gjermania është investoi i jashtëm dhe jemi partnerë i dytë për Kosovën”.

“Prandaj kemi parë që ka munguar diçka këtu kam kënaqësinë që po paraqesim programin në gjuhën gjermane që do të nis në vitin 2021-2022”.

Ndërsa rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha se departamenti i Gjuhës Gjermane vlerësohet si njëri nga më të rëndësishmit në UP, rpaorton EO.

“Inaugurimi i kësaj salle i shton më shumë vlerë gjuhës gjermane, i cili vlerësohet si një prej departamenteve më të rëndësishme. Nga ky departament dalin pjesa dërmuese e studentë të gjuhës gjermane”.

“Një pasuri tjetër që pritet t’i shtohet është gjermanishtja si gjuhë e huaj. Studentët që do t’i bashkohen këtij programi do të përfitojnë certifikata nga Goethe-Institut”.

Të ngjashme