Në vitin e pastërtisë Prishtina përballet me papastërtinë

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 11:46 | Nga

Pasi që fitoi mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin, kryetari Shpend Ahmeti, deklarativisht e ka shpallur 2018-n, vit të pastërtisë në kryeqytet. Përtej deklaratës, ai nuk ka prezantuar ndonjë plan të hollësishëm se si do të bëhet kjo punë, por e ka përmendur në kontekst, vetëm pagesën e mbeturinave në komunë dhe jo më direkt në kompaninë “Pastrimi”.

Përgjatë fushatës zgjedhore në nëntor të vitit të kaluar, Ahmeti në një konferencë për media përpara Pallatit të Rinisë ka thënë se Prishtina e pastër është prioriteti numër një i tij.

Megjithatë, vetëm disa metra larg objektit të ri të Komunës në lagjen “Arbëria”, mbeturinat po sfidojnë deklarimin e kryetarit Ahmeti.

Një videoincizim i papastërtisë në këtë pjesë është publikuar edhe në rrjete sociale.

Lajmërimi te autoritetet komunale nuk ka kryer punë. Së paku jo për këtë pjesë. Kështu ka bërë të ditur banori Blerim Gashi. “Thjesht, askush nuk mërzitet për këtë punë. Mbeturinat mbesin aty ku janë, i lag shiu, i ter dielli, kundërmojnë e disa i merr edhe era”, ka thënë Gashi. Sipas tij, grumbujt e mbeturinave në disa raste banorët i kanë hequr vetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme