Në Washington hapet Libri i Zisë për Bajram Rexhepin

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 23:12 | Nga

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se do të hapë Librin e Zisë për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vdiq dje në moshën 63-vjeçare.

“Në emër të ambasadores Çitaku dhe stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, DC, njoftohet komuniteti se Libri i Zisë për t’i bërë nderimet e fundit Kryeministrit të parë të Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi, do të jetë i hapur prej orës 11:00 deri në orën 15:00 të enjten, më 24 gusht, dhe të premten, më 25 gusht, në zyrat e Ambasadës – 2175 K Street, NW, Suite 300, Washington, DC 20037”, thuhet në njoftimin e Amabasadës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme