Nedim Bajrami i ka shënuar gol të bukur Napolit në Kupën e Italisë, në fazën e 1/8 së finales në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Ai e realizoi golin e barazimit për Empolin në minutën e 33-të, pas topit të marrë nga Matos.
Bajrami është mesfushor me tipare sulmuese, derisa luan me të rinjtë e Zvicrës.
Rezultati në takimin Napoli – Empoli pas 45 minutash lojë është 2:1. Golat për Napolin i shënuan Giovanni Di Lorenzo (18’) dhe Hirving Lozano (38’). Për skuadrën e Napolit nga minuta e parë si titullar po luan Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Kosovës. Ai u kritikua shumë në fundjavë, megjithatë trajneri Gennaro Gattuso ia ka dhënë rastin sërish nga minuta e parë.