Nënkryetari i Prishtinës para studentëve flet për perspektivën e të rinjve

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka qenë i ftuar në Kolegjin Universum për të diskutuar rreth mundësive për të rinjtë.

Këtë e bëri të ditur, vet Zogaj përmes një postimi në facebook ku tha se Prishtina është qytet i studentit dhe i rinisë.

“‘Perspektiva e të rinjve në #kryeqytet‘ ishte tema për të cilën diskutuam sot në Kolegjin Universum!

Falenderoj Universum për ftesën dhe mundësinë për të diskutuar me studentë të shumtë. Prishtina është qytet i studentit dhe i rinisë, andaj po punojmë që të krijojme kushte sa më të mira për ta”, shkroi Zogaj.

Të ngjashme