Nënkryetarja e Prishtinës me nismë për renovimin e këndeve të lojërave në kryeqytet

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur një iniciativë të re të Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve, e cila synon identifikimin dhe renovimin e lodrave të dëmtuara në këndet e lojërave në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Këtë nismë mund ta ndihmojnë edhe qytetarët përmes raportimit.

“Çdo raportim do të shqyrtohet nga ekipet e Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve, të cilat do të planifikojnë ndërhyrjet për riparimin dhe renovimin e lodrave, me qëllim që këndet e lojërave të jenë më të sigurta dhe funksionale për fëmijët”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme