Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendrore

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Është nënshkruar kontrata në vlerën e 3 milionë eurove me kompaninë “Dino sh.p.k” për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore në Prishtinë. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet për realizimin e këtij projekti, do të nisin brenda ditësh.

“Kjo do të mundësojë që Qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni”, ka deklaruar Rama.

Kryetari Rama ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të transformojnë Prishtinën.

Të ngjashme