Nënshkruhet kontrata për rregullimin e rrugës ”UÇK”

Rahovec | 18 Gus 2016 | 16:09 | Nga

Komuna e Rahovecit dhe  programi për Decentralizimin dhe përkrahje të Komunave DEMOS ,i cili financohet nga Qeveria Zvicerane, dhe që zbatohet nga Helvetas Swiss Inter cooperation, kanë nënshkruar sot  kontratën për  shfrytëzimin e pjesës së dytë të grandit për vitin 2016. Për projektin rregullimi i trotuarit në rrugën e ”UÇK-së”, krahu i majtë në qytetin e Rahovecit, faza e dytë.

Nënshkrimi i kontratës u bë nga nënkryetar i Komunës së Rahovecit dhe Xhemali Haxhimustafa, dhe nga menaxheri i projektit DEMOS.

Projekti në fjale  do të shërbejë për përmirësimin e kushteve për lëvizjen e banorëve të cilët jetojnë afër këtij trotuari. Në kuadër të këtij projekti janë të përfshira edhe  ndriçimi publik dhe gjelbërimi. Faza e parë e rregullimit të trotuarit në rrugën e “UÇK-së” është 1200 metra, ndërsa faza e dytë do të jetë 400 metra. Vlera e përgjithshme e  kontratës së nënshkruar është 32 mijë e 374.50 euro.

Pas nënshkrimit të kontratës nënkryetari i Komunës, Xhemali Haxhimustafa dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Muhamet Behra, kanë falënderuar Norbert Pijls, menaxheri i projektit DEMOS për bashkëpunimin në projekte të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të gjelbra publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme