Nëntë të vdekur dhe 162 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve në vend kanë vdekur nëntë persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Po ashtu janë shënuar edhe 162 raste të reja me këtë pandemi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar edhe pesë persona, dy pacientë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova, njofton Alsat-M

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 shkon në 4 mijë e 57, prej të cilëve 1 mijë e 710 janë shëruar kurse 188 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut janë aktive edhe 2 mijë e 159 raste aktive me koronavirus.

Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë relizuar 43 mijë e 40 testime për Covid-19.

Të ngjashme