Nëntë vjet të përçarë rreth negociatave

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar mbi 400 javë prejse Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e bisedimeve.

Tash kur janë bërë nëntë vjet nga fillimi i këtyre negociatave dialogu mes dy shteteve gjendet në fazën përmbyllëse. Muajt e fundit SHBA-ja ka intensifikuar dukshëm angazhimin për përmbylljen e procesit të nisur më 2011-n.

Por klasa politike në Kosovë, sikurse gjatë këtyre nëntë vjetëve, edhe sot po vazhdon të jetë e përçarë rreth dialogut me Serbinë, si për mënyrën e vazhdimisht, ashtu edhe për udhëheqësin e këtij procesi, shkruan sot gazeta Zëri.

Është bërë gati një dekadë prejse kanë nisur bisedimet Kosovë – Serbi, por spektri politik në Kosovë nuk po ia arrin të unifikohet rreth këtij procesi as sot. Qysh më 10 mars 2011 Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, përmes së cilës Qeveria e Republikës së Kosovës mandatohej për ta nisur dialogun teknik me Serbinë.

Fillimi i këtij procesi atë kohë ishte quajtur i nxituar nga ana e opozitës.

Sidoqoftë krahas nivelit teknik një vit më pas, më 2012-n, nisi edhe dialogu politik, për udhëheqjen e të cilit prapë u mandatua Qeveria.

Sot kur kanë kaluar 108 muaj nga nisja e negociatave Kosovë – Serbi liderët institucionalë vazhdojnë të mos gjejnë një gjuhë të përbashkët se kush duhet ta drejtojë këtë proces, i cili tashmë gjendet në etapën finale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme