Ekonomia Online
FUNDIT

Nëpër cilat faza zhvillimore po kalon Qeveria Kurti

Nëpër cilat faza zhvillimore po kalon Qeveria Kurti

Shpesh mund ta shfrytëzojmë Frojdin për disa hapësira të reja interpretative sa i përket relacionit të politikës me individin, apo edhe me shoqninë, për mënyrat e zgjedhura të një organizimi të vetvetes dhe të tjerve. Frojdi përshkrun disa faza të zhvillimit të seksualitetit dhe gjendjes emocionale te fëmijët, që më vonë, varësisht nga “trajtimi”, qendërzohen […]

Shpesh mund ta shfrytëzojmë Frojdin për disa hapësira të reja interpretative sa i përket relacionit të politikës me individin, apo edhe me shoqninë, për mënyrat e zgjedhura të një organizimi të vetvetes dhe të tjerve.

Frojdi përshkrun disa faza të zhvillimit të seksualitetit dhe gjendjes emocionale te fëmijët, që më vonë, varësisht nga “trajtimi”, qendërzohen sa i përket krijimit të karakterit të individit. Si neuroza, kuptohet.

Në shpjegimin e fazës “anale” mund të gjejmë sinonime ngjarjesh ku “kursimtaria lidhet me dëshirën e fëmijës për të arritur kënaqësi duke mbajtur jashtëqitjet e tij sa më shumë që është e mundur; ashtu siç ka treguar Frojdi nga mitet, përrallat dhe legjendat, paraja dhe jashtëqitjet e njeriut shpesh bashkëshoqërohen me fraza si “fitime të ndyra” dhe “bythështrënguar”.

Psh, forma e organizimit politik e qujtun KOMUNIZËM, mund të rroket edhe me këtë pikëvështrim, ku fukaraja bëhet vlera qendrore e ligjërimit dhe kursimi një ndër format e organizimit ekonomik.

Shumë vjet, te na, pokshtu nër ”organizimin socialist”, është demonizu i pasuri, është lavdu fukaraja.

Tani, Shteti jonë, për gjashtë muaj i ka realizu vetëm 9% të investimeve që i ka planifiku.
Katër ministri nuk e kanë harxhu asnjë cent për investime kapitale.

Kjo na bën me dije që shteti e ka ba plan me i investu ato pare, po i ka lanë nihere me nejt.
Pra, po kursen ose s’po është i aftë me harxhu.
Masi Qeveria jonë është me aftësi të pa kufizume, kursimi mbetet i vetmi shpjegim.

Nëse simptomat neurotike janë nevoja të ndrydhjes të shtysave seksuale perverse, atëherë Qeveria jonë me obsesionin për kursim është e karakterit “anal”.

E mos të harrojmë që “vështirësitë në zhvillimin seksual mund të shkaktojnë si rrjedhim probleme sociale” e besa edhe ekonomike.

Të ngjashme