Nëse Apeli zvarrit vendosjen e lëndës së studentëve, shumica e veprave parashkruhen

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 08:34 | Nga

Dënimi i shkallës së parë prej rreth 8 vjetëve për grupin kriminal të 12 studentëve, të cilët kanë bërë shitblerje të notave dhe regjistrim në Universitetin e Prishtinës mund të bjerë poshtë nëse brenda vitit Gjykata e Apelit nuk i shqyrton ankesat e mbrojtjes së të dënuarve.

Kjo pasi që shumë vepra deri në dhjetor do të vjetrohen. Kësisoj dënimi prej tetë vjetësh burg për grupin do të bjerë poshtë, shkruan sot Koha Ditore.

I dënuari Kushtrim Morina mund të lirohet nga dënimi, nëse Gjykata e Apelit nuk vendos për këtë rast deri në shtator, periudhë kur i parashkruhen të dy veprat.

Pasi që veprimet kriminale janë kryer kur në Kosovë ka qenë në fuqi Kodi i Vjetër Penal ligjërisht përdoret norma, e cila është më e favorshme për të akuzuarit. Në këtë situatë, nuk është përdorur Kodi i Ri, por Kodi i Vjetër Penal e që dënimin për veprën Ushtrim Ndikimi e ka dy vjet që nënkupton se parashkrimi bëhet kur kalon dyfishi i kësaj periudhe.

“Kushdo që kërkon, merr ose pranon një ofertë ose premtim të një përparësie të padrejtë për vete, ose për personin tjetër në lidhje me ushtrimin e një ndikimi të paduhur nga ana e kryesit mbi vendimmarrjen e një personi zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ushtrimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në Kodin e Vjetër. Një parashkrim i tillë pritet të ndodhë në shtator, nëse dënimi nuk vërtetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme