Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, raporton Ekonomia Online.
“Nuk e vazhdoj më këtë mbledhje, nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave. Nëse doni me i kapë krejt institucionet kallxoni”, është shprehur Musliu.
Në këtë komision, u mor vendimi që intervistat të zhvillohen të mërkurën dhe të premten, me fillim të orës 09:00.
