Nesër bëhen 13 vjet nga vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Nesër bëhen 13 vjet nga protesta e së 10 shkurtit të vitit 2007. Në nderim dhe kujtim të protestës, Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete.

Agjenda për përvjetorin e 13-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007:

10:00 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë. 12:00 – Homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.

13:00 – Homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.

Ndryshe, 13 vite më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.

Nga kjo protestë e mbajtur 13 vite më parë gjetën vdekjen dy aktivistët e LVV-së, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme