Bordi i ZRRE-së do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë mbledhje pritet shqyrtimi i propozimit të tarifave nga ana e KOSTT për vitin 2022.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.
Më poshtë rendi i ditës:
Miratimi i Rendit të Ditës;
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022;
Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022;
Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022.
Të tjera.