Nesër nis gjykimi ndaj katër aktivistëve të VV-së

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 14:20 | Nga

Nesër në orën 9:00 fillon gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë njoftim e ka bërë publik përmes rrjetit social, avokati Tomë Gashi.

Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017.

Këta janë akuzuar pa asnjë provë kredibile, kinse për rastin e sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shkruan avokati Tomë Gashi.

Se populli nuk i beson këtij inskenimi, më së miri vërtetohet edhe me faktin se Frashër Krasniqi nga arresti shtëpiak në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Gashi.

Këta aktivistë akuzohen për sulm mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme