Nesër “Prishtina Vallëzon”

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 13:43 | Nga

Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit, “Evolution Dance” organizon program kulturor (vallëzim) që do të mbahet nesër në sheshin e Prishtinës “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 17:30.

Sipas organizatorëve, kjo ditë u dedikohet qytetarëve të Prishtinës, nën moton “Prishtina Vallëzon”.

Ky organizim është i mbështetur nga Komuna e Prishtinës. Aty pritet të mbahen gara joformale, të ketë prezantim të koreografive të ndryshme, animacione vallëzimi e performanca të rastit nga qytetarët.

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit. 29 prilli – Dita Botërore e Vallëzimit është e shpallur dhe promovuar nga CID që nga viti 1982.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme