Nesër protesta e radhës PD-LSI në Shqipëri, thirrja e Ambasadës së SHBA: Refuzoni dhunën!

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar sot lidhur me protestën që PD dhe aleatët e saj pritet të zhvillojnë të shtunën pasdite në kryeqytet.

Në një njoftim për mediat, Ambasada Amerikane thekson se “e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet”.

“Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës së SHBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme