Nesër protestë në Skenderaj, kundërshtohet aktvendimi i Apelit për rastin Drenica

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 17:54 | Nga

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Skenderaj dhe Këshilli i Punëtorëve të Administratës komunale të Skenderajt bëjnë thirrje për Protestë gjithëqytetare në Skenderaj.

Protesta, siç thuhet në një njoftim bëhet për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica.

“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme. Skenderaj 17.11.2016”, thuhet në njoftimin e Shoqatave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme