Ekonomia Online
FUNDIT

Nexhat Krasniqi kthehet si udhëheqës i Divizionit të Prokurimit në ministrinë e Infrastrukturës

Nexhat Krasniqi kthehet si udhëheqës i Divizionit të Prokurimit në ministrinë e Infrastrukturës

Ndriqim Mustafa nuk do të jetë më zyrtar përgjegjës në pozitën e Udhëheqësit të Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kjo është bërë e ditur nga një vendim i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie, të cilin vendim e ka publikuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha. Sipas këtij vendimi, është shfuqizuar krijimi […]

Ndriqim Mustafa nuk do të jetë më zyrtar përgjegjës në pozitën e Udhëheqësit të Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kjo është bërë e ditur nga një vendim i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie, të cilin vendim e ka publikuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Sipas këtij vendimi, është shfuqizuar krijimi i njësisë së përbashkët të prokurimit si dhe Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil me të cilin Nexhat Krasniqi është kthyer në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit të ish MI-së.

Ndërsa, Ndriqim Mustafa, në bazë këtij vendimi është kthyer në pozitën Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit vetëm për pjesën e ish-MMPH-së.

Të ngjashme