Neymari është duke u përballur me një periudhë të vështirë në Paris dhe të gjitha shenjat lënë të kuptohet se pritja e tij për ta mësuar të ardhmen do të zgjasë deri në fund të afatit kalimtar veror, më 2 shtator.
Ankthi i lojtarit brazilian është rritur për shkak të mjedisit në të cilin e gjen veten tani në Parc des Princes, ku e gjithë vëmendja bie mbi të tani që është rikthyer në stërvitje.
Është e qartë se atmosfera rreth tij ka ndryshuar, aq shumë saqë ai është penguar edhe nga punëtorët në kompleksin stërvitor të Paris Saint-Germainit.
Kjo u bë e dukshme edhe në ndeshje hapëse të PSG-së në sezonin e ri në Ligë 1, edhe pse ai nuk ishte pjesë e skuadrës apo në stadiumin Parc des Princes.
Largimi i sigurt
I gjithë ky tension veçse ia shton dëshiron për t’u larguar nga Parisi, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje për largimin e tij. Përfaqësuesit e tij nuk e kanë problem t’i tregojnë klubit se ai është i hapur për t’u larguar, qoftë në drejtim të Real Madridit apo Barcelonës.
Qëndrimi i Neymarit është i palëkundur, por PSG-ja nuk dëshiron ta lëshojë atë lehtë apo për ndonjë çmim të lirë.
Klubi kërkon një rrugë rreth 222 milionë euro, të cilat i shpenzoi për ta blerë brazilianin nga Barça verën e vitit 2017.