Ylli i Brazilit, Neymar, ishte vendimtar në fitoren e kombëtares së tij ndaj Gjermanisë në finalen e Lojërave Olimpike në futboll.
Brazili fitoi medaljen e artë falë penaltisë vendimtarë të Neymar.
Dhe gëzimin për fitoren nuk e largoi Neymar, i cili festoi si Usain Bolt.
Bolt kishte arsye për të festuar ditë më parë pasi kompletoi tripletën e trefishtë të medaljeve të arta në tri Lojërat Olimpike radhazi, shkruan Telegrafi.
Dhe për festimin e Neymar u shpreh i gëzuar vet Bolt, i cili u shfaq i buzëqeshur në shkallët e stadiumit duke regjistruar momentin në telefon.