Neymar do të shkojë me çdo kusht në Botëror me Brazilian e tij dhe tani sulmuesi ka nisur riaftësimin pas operacionit që kreu në fillim të muajit në kavilje. Sulmuesi i PSG është shfaqur gjatë një fushate publicitare, me një protezë në këmbën e dëmtuar.
“Nuk ka akoma një datë të saktë për rikthimin tim. Ekzaminimin e fundit e kam në 17 maj. Më pas do të shikojmë si do të shkojnë gjërat, në varësi të ekzaminimeve që do bëhen”, tha Neymar, që nuk ka dëshirë që Botërorin ta shikojë përmes televizionit.
“Do të kem mjaftueshëm kohë që të përgatitem. Ajo që mund të them për momentin është se po rikuperohem mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Neymar.