Neymar refuzoi kërkesën e Barcës për të mohuar spekulimet rreth PSG-së

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 10:44 | Nga

Superylli i Barcelonës, Neymar, po bën lëvizje mjaft kontroverse.

AS shkruan se lojtari po kërkohet me ngulm nga PSG dhe tashmë po bisedon me stafin e Neymarit.

Barcelona e alarmuar nga gjendja ka kërkuar që braziliani të dalë dhe të mohojë në mënyrë kategorike një transferim apo tratativën me klubin francez.

Megjithatë, besohet se Neymar ka refuzuar ta bëj këtë, duke lënë dyert e hapura për një transferim në Ligue 1.

Kjo konsiderohet një tjetër goditje për Barcelonën në këtë afat kalimtar të transferimeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme