Finalja e Kupës së Francës ishte për t’u mbajtur në mend, teksa PSG-ja lëshoi epërsinë prej 2 golash për të humbur ndaj Rennes në penalti.
Dani Alves me gjasë mendoi se po e regjistronte trofeun e tij rekord të 43-të kur shënoi me një vole të bukur në fillim të ndeshjes, që erdhi pas harkimit nga bashkëlojtari i tij, Neymar.
Ky nuk ishte momenti i vetëm që do të mbahet mend nga kjo ndeshje, pasi Kylian Mbappe u ndëshkua me të kuq si pasojë e një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një lojtari të Rennesit gjatë lojës shtesë. Rennes më pas mori epërsinë gjatë gjuajtjes së penaltive, dhe Hatem Ben Arfa iu ‘hakmor’ ish-klubit të tij duke e fituar kështu Kupën e Francës, raporton Koha.net.
E pas ndeshjes, Neymari nuk e pranoi lehtë humbjen derisa një fans po e incizonte atë. Ai ia hoqi kamerën fillimisht e më pas e goditi edhe në krah.
Braziliani vetëm pak kohë më parë u ndëshkua me tri ndeshje mos-lojë në Evropë pas sulmit që bëri në Instagram ndaj gjyqtarëve pas mposhtjes së PSG-së nga Manchester Unitedi në Champions League.
Kjo humbje nënkupton se PSG-ja sivjet do të kënaqet me vetëm titullin e Ligue 1. Klubi e ka fituar Kupën e Francës katër vjet radhazi para se të humbnin mbrëmë.
Më poshtë një përmbledhje e ndeshjes, si dhe momenti kur Neymari sulmon fansin.