Nga 18 prilli Komuna e Prishtinës punon me kapacitete të plota, pakoja e rimëkëmbjes gati

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 08:07 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimet për qytetarët në Komunë e Prishtinës nuk janë ndërprerë asnjë ditë edhe pas përhapjes së Coronavirusit.

Por pavarësisht kësaj, nga 18 maji të gjithë punëtorët e Komunës së Prishtinës do të fillojnë punën intensivisht, përveç atyre mbi moshën 60 vjeç dhe grave shtatzënave.

Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

“Në asnjë moment nuk i kemi ndërpres shërbimet, të gjitha kanë funksionuar. Kemi funksionuar me staf esencial dhe kemi reduktuar kur ka qenë situata më  kritike”.

“Po flasim për periudhën e muajit prill. Nga data 18 maj të gjithë punëtorët të jenë në gatishmëri se do të fillojë vrulli i punës. Presim që të fillojnë  të gjithë punëtorët përveç atyre që janë mbi 60 vjeç dhe punëtoret shtatzëna”, tha ai.

Nushi njoftoj se ofiqaria dhe tatimi në pronë ka pasur mjaftë punë, por thotë ai se përsëri nuk krijon të hyrat e planifikuara për vitin 2020.

“Çdo shërbim tjetër ka funksionuar, ofiqaria ka pasur punë mjaftë, tatimi në pronë veç në ditët e fundit ka rritje të vizitave të qytetarëve”.

“Edhe pse këtë vit nuk do ta kemi aq lehtë për të krijuar të hyrat që kemi planifikuar”.

Mes tjerash, Nushi njoftoj se komuna ka në përfundim pakon e dytë e cila ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, gjë e cila do të ndihmojë bizneset dhe rastet sociale.

Siç potencoi ai, që nga përhapja e virusit, është rritur numri i rasteve sociale, që ka dërguar numrin në tre mijë raste, raporton EO.

“Masat lehtësuese do të vijnë në Pakon e dytë. Jemi gati para përfundimit, nuk do të jenë vetëm pako ekonomike, por edhe sociale”.

“Do të kujdesemi për familjet në raste sociale. Deri para pandemisë kemi pasur 1 700 familje nën përkujdesje sociale, nga pandemia janë shtuar edhe 1 300 kërkesa për ndihma sociale”.

“Të gjithëve iu kemi ndihmuar. Jemi duke tentuar me e rimëkëmbjes ekonominë dhe bizneset në komunë”.

“Por shpresoj që edhe masat e Qeverisë dhe komunës do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e bizneseve”, u shpreh nënkryetari i Prishtinës për EO.

Nushi paralajmëron karantinimin e Prishtinës nëse rritet numri i ...

Të ngjashme