Nga 29 tetori fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Prishtinë | 27 Tet 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026.

Pushimi vjeshtor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para vazhdimit të gjysmëvjetorit të parë.

Procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

Të ngjashme