Nga 49 milionë euro grante për bujqësi, gratë kanë marrë vetëm 1.3 milion

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 11:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka lansuar publikimin “Buxhetimi për bujqësi dhe zhvillim rural më të mirë”.

Sipas këtij raporti nga 49 milion euro grante të parapara nga ministria e Bujqësisë për vitin 2017, 1.3 milion janë të planifikuar për gratë, raporton Ekonomia Online.

Të dhënat e raportit thonë se në konsultimet publike për projektligjet, rregulloret dhe udhëzimet administrative, gratë përbëjnë vetëm 19 për qind te pjesëmarrësve në 2016 dhe 17 për qind në vitin 2017.

Në të gjitha grupet punese, gratë kanë qenë të nën-përfaqësuara. Gratë janë te nën-përfaqësuara në sektorin e pylltarisë për shkak të normave socio-kulturore në Kosovë. Gratë pranuar 16 për qind të të gjitha licencave për zhvillim të pylltarisë të lëshuar ndërmjet 2014 dhe 2016.

Po sipas raportit gratë kanë përfituar më pak nga Shërbimet e Agjencisë Pyjore të Kosovës se sa burrat, duke përbërë vetëm 2 për qind të përfituesve në vitet 2015-2017.

Igballe Rrugova, kryetare RrGK-së, ka thënë se Ligji për barazi gjinore i obligon gjithë institucionet që buxhetimin ta këtë të barabartë.

“Shpresojmë që vitet që vijnë angazhimi i institucioneve lokal e qendror të jetë më i madh dhe besoj që të mos kenë nevojë për asistencë teknike nga ne. Këtë vit kemi bashkëpunuar me ministrinë Bujqësisë”, ka thënë Rugova”.

Guthner Zimmer, nga zyra austriake në Kosovë (ADA), është shprehur i lumtur që Kosova ka bashkëpunuar me ADA-në, raporton EO.

“Na vjen mirë që planifikimi i fundit për informimin e buxhetimit gjinor në bujqësi është bërë. Ministria e Bujqësisë ka bërë përpjekje për këtë ndarje të buxhetimit po ashte edhe komunat të cilat vazhdojnë të kryejnë analiza për këtë ndarje të buxhetit gjinor”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, Fëllënza Balaj- Kurtishaj ka thënë pavarësisht punëve të shumta kanë arritur të kryej ndarjen e buxhetimit.

“Ky buxhetim është një praktik që përfshinë të gjitha fazat, edhe pse është një obligim ligjor i yni kamë munguar disa analiza e që bashkërisht i kemi përmbledhur por që në vazhdimësi ato procese janë të monitorim. E sa i përket barazisë gjinore realiteti puna jonë nuk ka nevojë me u fol shumë. Kemi shumë departamente që menaxhohen prej femrave por kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Balaj- Kurtishaj.

 

Të ngjashme